
Laçi vijon të mos zhgënjejë në Kupat e Europës. Kurbinasit kanë marrë një barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Conference League ndaj skuadrës moldave të Petrocub.
Laçi e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke qenë më kërkues së nënkampionët e Moldavisë, por gjithçka ndryshoi në minutën e 28 kur Spahiu la fushën e lojës pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Vendasit rritën presionin dhe kërkuan me ngulm të gjenin golin, por skuadra e Duros u mbrojt mirë, ndërsa pati edhe një mundësi të artë për të kaluar në avantazh me Mazrekajn në pjesën e dytë, por pa mundur të shënojë.
Tashmë, përballë tifozëve të saj, Laçi do ta ketë më të lehtë ndeshjen e kthimit javën e ardhshme. (A2 Televizion)