Shkëndija e Gurit, fantastike në Europë, triumfon në transfertë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 19:11 | Futboll
Shkëndija e Gurit, fantastike në Europë, triumfon në

Shkëndija është një nga skuadrat shqiptare që ka pasur një ecuri të shkëlqyer gjatë viteve të fundit në Kupat e Europës dhe këtë është duke e treguar edhe këtë sezon.

Skuadra nga Tetova ka triumfuar në transfertë 1-2 në Letoni ndaj skuadrës së Valmiera, ndeshje e vlefshme për fazën e dytë të Conference League.

Shkëndija dominoi takimin, ndërsa golat u shënuan nga Doriev dhe ish-sulmuesi i Kukësit dhe Kombëtares, Sidrit Guri.

Tashmë për tetovarët kualifikimi është vetëm 90 minuta larg duke qenë se në ndeshjen e kthimit do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre të zjarrtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos