
Michelle Obama zgjodhi Oprah Winfrey si stacionin e parë të turneut për promovimin e autobiografisë “Becoming’. Libri i ish zonjës së parë, i fokusuar kryesisht tek eksperiencat e familjes Obama në shtëpinë e bardhë u publikua të martën.
‘Shtëpia e bardhë për ne ishte një shtëpi. Gjithmonë e them se shtëpia është ajo që ti sjell me vete atje. Më pyesin shpesh nëse më merr malli për të, por jo nuk më merr, pasi gjerat e rëndësishme në atë shtëpi uni mora me vete, të tilla si familja, vlerat e saj dhe miqësia”, tregoi Michelle në emisionin e Winfreyt.

Në libër ish zonja e parë rrëfen një numër detajesh personale, si për shembull faktin se as nuk ishte përpjekur të buzëqeshte gjatë inaugurimit të Donald Trumpit dhe se nuk do ta falte kurrë atë për dyshimet që ngriti mbi vendlindjen e burrit të saj.
Michelle tregon gjithashtu për betejën e familjes me shterpësinë dhe ndjesinë e vetmisë e lodhjes që shoqëronin martesën me një burrë që ka ambicie presidenciale.
Një tjetër detaj interesant i përmendur në libër është ai se zonja e parë Melania Trump kishte refuzuar ndihëm e Michelle për ta ndihmuar. “Becoming’ premton të thyeje rekorde shitjesh, pasi që në ditën e parë të botimit u kthye në librin më të kërkuar në SHBA. (A2 Televizion)