
Që Donald Trump nuk e ka problem të shkarkojë pjesëtarët e stafit të tij brenda natës kjo dihet, por ajo që ka çuditur jo pak opinionin publik është se edhe bashkëshortja e tij, Melania ka të drejtën ta bëjë këtë.
Zonja e Parë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të zëvendës këshilltares së sigurisë kombëtare Mira Ricardel, pasi u grind me këtë të fundit gjatë udhëtimit në Afrikë në muajin tetor.
Duke cituar qëndrimin e Zonjës së Parë, zëdhënësja e Melanias tha se Ricardel nuk e meriton më të shërbeje për Shtëpinë e Bardhë.
Njoftimi vjen pas raportimeve të mediave amerikane se Trump po konsideronte një tjetër riformatim të stafit të tij dhe se po mendon të largojë nga detyra shefin e kabinetit John Kelly. (A2 Televizion)