Lajçak i dorëzoi “zgjidhjen e krizës”, kryenegociatori i Kosovës: S’ka marrëveshje për targat

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 14:29 | Kosova
Lajçak i dorëzoi “zgjidhjen e krizës”,

“Nuk ka marrëveshje për çështjen e targave”. Kështu njofton kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi. Nga Brukseli, ai tha se “ka elemente që janë diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordësim”.

Bislimi konfirmoi vetëm takimin me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, dhe jo me kryenegociatorin e Serbisë. “Asgjë që është raportuar në media nuk përkon me të vërtetën. Petkoviçi nuk ka qenë fare në Bruksel”, u shpreh zyrtari I qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, Lajçak I dorëzoi Bislimit propozimin e BE-së për zgjidhjen e krizës aktuale në veri. Kështu raporton televizioni publik I Kosovës duke cituar burime diplomatike.

RTK shkruan se nuk ka shumë detaje për propozimin, por një nga elementet mund të jetë shtyrja e afatit për ndërrimin e targave serbe, jo domosdoshmërish për 10 muaj. Tani BE është në pritje të përgjigjes së Prishtinës, ndërsa në varësi të saj, Lajçak mund të vizitojë dhe Beogradin së shpejti, për ta diskutuar propozimin dhe me palën serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos