Lajçak përfundon vizitën, informon vendet e BE-së: Dialogu është i rëndësishëm

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 16:46 | Kosova
Lajçak përfundon vizitën, informon vendet e BE-së: Dialogu

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën tre ditore në Prishtinë.

Me anë të një statusi në “Twitter”, ai bëri me dije se ka informuar shtetet anëtare të BE-së lidhur me takimet dhe bisedat që zhvilloi.

“Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat europiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak. Ndërsa gjatë takimeve që pati në Prishtinë me zyrtarët shtetërorë dhe liderët e partive, u shpreh se pret që marrëveshja përfundimtare të arrihet brenda mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kërkuan një qasje të re në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Lajçak tani udhëton drejt Beogradit ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe zyrtarë të tjerë shtetëror. Bisedën edhe atje do ta përqendrojë te dialogu me Prishtinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos