Kurti nga Tirana përjashton kompromisin me regjimin e vjetër për formimin e qeverisë

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 12:02 | Kosova
Kurti nga Tirana përjashton kompromisin me regjimin e vjetër për

Nga Tirana, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albi Kurti përjashtoi kompromisin me parti që kanë qenë më parë në pushtet për formimin e qeverisë. Ai tha se përveç koalicionit parazgjedhor me Vjosa Osmanin, do të ketë koalicion dhe me komunitetin egjiptian dhe boshnjak për të kaluar 61 mandate.

“Koalicioni parazgjedhor e kemi bërë më Vjosa Osmanin. Kemi fituar në këto zgjedhje, populli e ka dashur këtë gjë. Do të kemi komunitetin egjiptian dhe boshnjak dhe do ta kalojmë numrin 61. Nuk kemi nevojë për kompromise me regjimin e vjetër se populli e ka bërë prerjen dhe e duan ndryshimin”.

 Duke e cilësuar si të gabuar dhe të imponuara nga jashtë Gjykatën Speciale në Hagë, Kurti theksoi se Kosova ka nevojë për gjykata normale për të trajtuar të gjitha pretendimet e kujtdo, ndërsa shtoi se Kosova do të ketë sistem të ri drejtësie.

“Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë që është imponuar prej jashtë, është gjykatë që mërret vetëm me luftëtarët e UÇK dhe është instaluar për shkak të votimit të gabuar në 3 gusht 2015 në Kuvendin e Kosovës. Ne duam gjykata normale dhe jo speciale jashtë Kosovës, prandaj me procesin e vetingut me gjykata e reja dhe atë komerciale dhe do  të zvogëlojmë atë që është pluhurosur në sirtarin e drejtësisë dhe do të rregullojmë imazhin e Kosovës. Me gjykata normale do trajtojmë të gjitha pretendimet e kujtdo. UÇK ka bërë luftë të drejtë e të pastër, nëse ka pretendime ne do kemi sistëm të ri të drejtësisë që i do trajtojë me seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK-së. Ata kanë bërë luftën dhe sot janë klasë e mesme, se një pjesë e tyre vazhdon të mbetet e varfër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos