Shqipëria u godit mbrëmjen e së dielës nga një tërmet me magnitudë 4.5 dhe menjëherë pas kësaj lëkundjeje u përhap në portale një lajm se vendi do të goditej nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm, ku ishte përcaktuar edhe ora 23:30.
Ky lajm i rremë në portale nxori me qindra e mijëra njerëz në Tiranë e Durrës në rrugë, duke krijuar një panik të jashtëzakonshëm. Sheshet u mbushën me njerëz, e ndërsa rrugët u bllokuan nga trafiku.
Kjo situatë e paprecedentë, ndoshta unike për mënyrën e krijuar, detyroi edhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka të dalë një konferencë të jashtëzakonshme për të sqaruar e njëkohësisht qetësuar qytetarët.
Xhaçka kishte në krah edhe një sizmolog, i cili konfirmoi se është normale situata aktuale në vend. Një tërmet i fuqishëm shoqërohet me lëkundje më të lehta, tha ai. Më tej, ministrja e cilësoi lajmin si një shpifje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. “Kodi Penal e dënon përhapjen e lajmeve, informatave, të rreme dhe ky akt kriminal është i dënueshëm me burg”, tha Xhaçka. (A2 Televizion)