Lame: Në Kadastër kërkuan rritje rroge, shenja më e mirë e uljes së korrupsionit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 14:47 | Aktualitet
Lame: Në Kadastër kërkuan rritje rroge, shenja më e

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, tha se në institucionin ku ai punon, treguesi më i mirë i uljes së nivelit të korrupsionit është fakti se vartësit e tij kanë kërkuar ndryshim të pagës.

“Në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge. Shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit. Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e hipotekës dikur thuhej “po pse ka edhe rrogë?”... Fakti që tani po bëjnë presion për rritjen e rrogës tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, tha Lame në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit, që po zhvillohet në Tiranë.

Përgjatë dy ditëve, në këtë konferencë kanë folur thuajse të gjithë ministrat e kabinetit, Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos