
Namik Dokle nderohet me çmimin për romanin më të mirë në “Panairin e librit”.
Në ditën e pestë të tij është bërë ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsinë për fëmijë, përkthime, vepër kapitale.
Çmimin për romanin më të mirë të këtij edicioni, e ka marrë shkrimtari Namik Dokle për veprën “Kolerë në kohë të dashurisë”, ndërsa autori më i mirë i vitit është zgjedhur Shkumbin Gashi.
Në panair morën pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 000 tituj të rinj. (A2 Televizion)