
Ndonëse turistët vendas dhe të huaj kanë disa javë që kanë populluar alpet shqiptare, Bashkia e Tropojës ka hapur zyrtarisht sezonin veror në Luginën e Valbonës.
Veshjet tradicionale popullore, lodra dhe valle të zonës, si dhe natyrisht kulinaria dhe mikpritja ishin elementet kryesore në ceremoninë e rastit.
Autoritetet lokale kanë garantuar marrjen e masave për shërbimin shëndetësor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa synimet janë që turizmi në një prej luginave më të bukura malore të vendit të jetë gjithëvjetor dhe jo vetëm sezonal. (A2 Televizion)