
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë drejtuesen e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, Shkalla e dytë e vetingut la të pandryshuar vendimin e KPK të datës 20 shkurt 2020.
Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtares Gjoka.
Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Prej dhjetorit të vitit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (A2 Televizion)