Reshje të dendura breshri në Leskovik të Kolonjës. Siç shihet edhe nga pamjet, dëmtimet në vreshtari janë të mëdha. Reshjet e breshrit kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më tepër se 30 minuta.
Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj. (A2 Televizion)





