Lapaj zbulon si e mori vendimin për të hyrë në politikë: Pika ku ndahem unë nga “të vjetrit”

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 21:16 | Politikë
Lapaj zbulon si e mori vendimin për të hyrë në

“Aty ku nata është më e errët, aty nis një agim i ri”, duke besuar fort në këtë shprehje, Adriatik Lapaj ka marrë vendimin për të hyrë në politikë dhe duke e çuar në një stad tjetër kontributin e tij. I ftuar në A2 CNN në Intervistë me Merita Haklaj, Lapaj ka zbuluar se si e mori vendimin për të qenë pjesë e politikës aktive në Shqipëri dhe cili ishte momenti kyç që e shtyu drejt këtij rrugëtimi të ri.

“Vendimi ishte një bashkëbisedim me veten për të parë mundësinë si të kontribuoja dhe veten e kisha gjetur deri në atë, por mënyra se si shkoi  përballja politike dhe mungesa e një opozitarizmi dhe cilësia më bëri ta marr këtë vendim”, tha Lapaj.

Ai premton një model dhe një alternativë të re, duke reflektuar mbi gabimet e bëra përgjatë 32 viteve të gjata të tranzicionit.

“Kjo gjë ka ndodhur në 32 vite është një cikël që po merr fund, pyetja është nëse cikli i ri që do të nisë, do të jetë me parime dhe mbi një model të ri apo përsëritje i të njëjtit model, unë theksoj që unë 32 vite të tranzicionit, nuk i shoh të zeza të gjitha, duhet të japim një model të ri dhe një alternativë të re. Unë kam problem mungesën e reflektimit, të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulur në gabim është dashakeqësi. Unë ndahem në pikën që nuk reflektojnë. Ëndrra është për një model të ri që lidhet me garën dhe meritokracinë”, tha Lapaj.

Megjithatë, ai nuk dha shumë detaje mbi këtë projekt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos