Zgjedhjet e Rrogozhinës, PS kërkon përsëritjen e votimit në burg, KQZ refuzon

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 15:23 | Politikë
Zgjedhjet e Rrogozhinës, PS kërkon përsëritjen e votimit

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki, por pavarësisht kësaj, Partia Socialiste kërkon që të burgosurit të votojnë edhe në zgjedhjet e pjesshme të 23 korrikut.

Në mbështetje të PS ka dalë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Arbija që ka kërkuar nga KQZ ngritjen e kësaj Qendre Votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i refuzojë të dyja kërkesat.

Banorët e burgut të Rrogozhinës nuk do të votojnë në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut për drejtimin e kësaj bashkie. Vendimi u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste që dëshironte pjesëmarrjen në votim të 89 të burgosurve. 

Në mbështetje të këtij subjekti politik është shprehur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i cili kërkon nga KQZ ngritjen e një qendre votimi të posaçme, pavarësisht se Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit vendosi për të kundërtën.

Nga komunikimet që ka kryer Drejtoria e IEVP Rrogozhinë me Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, por edhe komunikimi që ka patur ZV/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, është kuptuar se nuk do të ketë qendër votimi në institucion te posaçëm.

Duke qenë se nga lista zgjedhore e shtetasve të burgosur të datës 14 Maj (pa ndryshime), janë 89 zgjedhës duke kryer dënimin në këtë institucion, duhet të ngrihet qendër votimi brenda institucionit, në referim të nenit 62/2 te Kodit Zgjedhor.

Pavarësisht këtyre kërkesave kjo qendër votimi nuk do të ngrihet. I pyetur nga A2CNN, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpjegoi se pas vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor, bëhet e pamundur ngritja e një qendre votimi pranë burgut të Rrogozhinës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/04/kur-do-te-mbahen-zgjedhjet-ne-bashkine-e-rrogozhines-kqz-cakton-daten/
https://a2news.com/2023/07/04/perseritja-e-zgjedhjeve-ne-rrogozhine-berisha-nis-fushaten-mbroni-fitoren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos