Largimi i kandidatëve të Alibeajt, Caka: Në fund do të mbeten vetëm ata që kanë shitur shpirtin

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 20:27 | Politikë
Largimi i kandidatëve të Alibeajt, Caka: Në fund do të

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka komentoi zhvillimet më të fundit në krahun e demokratëve të Alibeajt, ku pas përfundimit të afateve për regjistrim në KQZ, të paktën 5 kandidatë nuk do ta përfaqësojnë këtë grupim në zgjedhjet e 14 majit.

Caka deklaroi se tashmë të gjithë po e kuptojnë se PD e Alibeajt nuk përfaqëson askënd dhe paralajmëroi se do të ketë largime të tjera deri në datën ku do të hidhet fleta e votimit në kuti.

“Unë i konsideroj njerëz që nuk i ndjek as hija e tyre, as në kuptim organizativ. Këtë e tregoi dhe 6 marsi kur nuk kishin as komisionerë dhe as numërues. Edhe ata që e mendonin se mund të kishin diçka e kuptuan se nuk i sjellin asnjë gjë të mirë opozitës. Nuk e kemi bërë kot logon e koalicionin, vetëm bashkë fitojmë. Njerëzit mbase e kanë kuptuar që nuk mund të ndiqen ata që nuk i ndjek as hija e tyre. Besoj se do ketë reflektime të tjera. Vetëm dy kandidatë do të mbeten në fund që janë ata që kanë shitur shpirtin”, tha sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos