
Përçarja e Partisë Socialiste në Mirditë është komentuar dhe nga Ilir Meta.
Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, kreu i PL tha se në Partinë Socialiste nuk pyesin anëtarët për kandidatët dhe nuk duan njerëzit e ndershëm, por sipas tij duan ata me rekorde kriminale.
“E dëgjuat atë kryetarin e PS në Mirditë, dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin për kandidatët dhe jo vetëm kaq, por se si prioritet regjimi ka njerëzit e dhunshëm që merren me trafiqe. Prandaj do të votojmë për ndryshim në 14 maj, për modelet e shkëlqyera të koalicionit tonë”, tha mes të tjerash Meta.
(A2 Televizion)