
Duke shfrytëzuar ceremoninë e nderimit të sportistëve elitarë, kryeministri Rama konfirmoi hapjen e basteve sportive.
Numri një i qeverisë pohoi se bastet nuk u mbyllën kurrë plotësisht, sepse kanë funksionuar prej kohësh në mënyrë ilegale, duke shkaktuar miliona euro humbje nga kjo industri.
Me hapjen e basteve, të ardhurat që do të sigurohen do të shkojnë në favor të sportit, kulturës dhe teknologjisë.
Synimi është që nga një aktivitet informal ku qarkullojnë paratë e zeza, ky të shndërrohet në një aktivitet ku do të përfshihen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe që do të funksionojë me një bord kombëtar mbikëqyrës. (A2 Televizion)