Largohet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dorëzon dorëheqjen

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 20:16 | Ballkani
Largohet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dorëzon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij duke e dorëzuar atë në institucionet përkatëse.

Pasues i tij do të jetë, Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i LSDM. Qeveria e re pritet që të nisë punën deri në mes të janarit të vitit 2022.

Largimi i Zaev nga skena politike erdhi pas disfatës në zgjedhjet e fundit lokale. Ai e njoftoi dorëheqjen që më 31 tetor, por e vonoi për shkak të lëkundjes së shumicës parlamentare.

Zaev e zëvendësoi lëvizjen “BESA” me partinë tjetër shqiptare “Alternativa”.

Ndërkohë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE, Lëvizja “BESA” dhe “Aleanca për Shqiptarët” thonë se qeveria e re është vazhdimësi e asaj të Zaev dhe pretendon se ky koalicion është I paaftë për të zgjidhur problemet kryesore të Maqedonisë së Veriut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos