
Pas 10 fitoreve radhazi në kampionat, Lazio nuk ndalet as në Kupën e Italisë.
Përballë Cremoneses, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi me rezultatin e thellë 4-0 me gola të Patric, Parolo, Immobile dhe Bastos, duke kaluar kështu në çerekfinalen e këtij turneu.
Në sfidën e radhës së Kupës së Italisë, Lazio do të përballet me Napolin, duke sjellë një derbi shqiptarësh në fushë: Strakosha dhe Hysaj do të përballen për një vend në gjysmëfinale. (A2 Televizion)