
Napoli mposhti 4-1 Cremonesen, duke ruajtur vendin e parë, me 23 pikë.
Politano, Simeone, Lozano dhe Oliviere ishin autorët e golave për skuadrën e Spalletit. Nga ana tjetër, Deseerts vendosi përkohësisht baraspeshën.
Roma mposhti 2-1 Leccen në “Olimpico”, një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga çfarë pritej. Edhe pse të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me Chris Smalling, Lecce gjeti forcën që të barazonte pak para përfundimit të pjesës së parë, me anë të Strefezza, kur kishte mbetur me një lojtar më pak.
Në fraksionin e dytë, Roma provoi disa herë për të marrë 3 pikë, derisa gjeti golin me Paolo Dybala, i cili u dëmtua kur goditi 11-metërshin që i dha fitoren verdhekuqve. (A2 Televizion)