
Manchester United fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Evertonit, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 9 të Premier League.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Iwobi, që në minutën e 5, por vetëm 10 minuta më vonë braziliani Antony vendosi sërish baraspeshën.
Për golin e fitores mendoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Një rekord ky dhe për sulmuesin, i cili u bë lojtari i parë në histori që arrin 700 gola me klubet. (A2 Televizion)