
Arsenali ka marrë një fitore të madhe këtë të diel, duke mposhtur 3-2 Liverpoolin në Premier League dhe duke u ngjitur në kreu të Premier League.
Skuadra e Arteta-s zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj një kundërshtari tejet të fortë si Liverpool dhe në fund arriti triumfin.
Londinezët shënuan dy gola në pjesën e parë me Saka dhe Martinelli, ndërsa për Liverpool shkurtoi diferencën Nunez.
Me nisjen e pjesës së dytë, “The Reds” barazuan shifrat me anë të Firminos, por Saka e vulosi më pas rezultatin në 3-2.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se City i vendit të dytë. (A2 Televizion)