Hyka “çmend” izraelitët! Shënon dy gola dhe feston me flamurin shqiptar

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 21:11 | Futboll

Më në fund, Jahmir Hyka ka shpërthyer në Izrael, atje ku u transferua te skuadra e Maccabi Netanya në merkaton e dimrit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të shënojë dy gola të shpejtë në ndeshjen kundër Hadera-s, e cila u mbyll në fund me fitoren 3-2 për skuadrën e shqiptarit.

Në fund, festë mëse legjitime për shtatshkurtri, i cili zgjodhi të festonte edhe me flamurin shqiptar.

Pas ndeshjes, Hyka u shpreh tepër i kënaqur. “U ndjeva mirë, megjithëse kisha pritshmëri të mëdha”, tha Hyka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos