LDK humb Podujevën, Vetëvendosje merr kryesimin e komunës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 10:21 | Kosova
LDK humb Podujevën, Vetëvendosje merr kryesimin e komunës

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Shpëtim Bulliqi, është fitues i zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë, ndërsa Lista Serbe u rikonfirmua në Mitrovicën e Veriut.

Kandidati i subjektit kryesor politik të serbëve në Kosovë, Milan Radojeviç, siguroi gati 90 për qind të mbështetjeve. Ndërkaq, me 51.6 për qind të votave të siguruara, Vetëvendosja i dha fund kryesimit 20-vjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Gati 41 për qind e rreth 87 mijë votuesëve të komunës, morën pjesë në zgjedhje.

Pak pas shpalljes së rezultateve paraparake, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka nisur festa, ndërsa simpatizantët e kësaj
partie u dëgjuan duke kënduar dhe duke thirrur emrin e liderit Albin Kurti. Ky i fundit tha para turmës se zgjedhjet e së dielës në Podujevë ishin një
referendum.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos