Media e njohur franceze, “Le Monde” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar prishjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri.
Shkrimi i gazetarit Zhan Baptist Kasto, titullohet “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga Qeveria, një akt barbar”, ndërsa thekson se ishte një ndër godinat më të vjetra të Tiranës si dhe një institucion i rëndësishëm kulturor.

Gazeta franceze raporton dhe përplasjet mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se në protestën e së shtunës, policia i shpërndau brutalisht manifestuesit.
“Tirana ka më pak godina të vjetra pasi kryeministri shqiptar shkatërroi brutalisht Teatrin”, shkruan në profilin e tij në Twitter gazetari Kasto. (A2 Televizion)