Legjenda e futbollit amerikan pendohet për tërheqjen: Do të luaj ende

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 13:58 | Sporte të tjera
Legjenda e futbollit amerikan pendohet për tërheqjen: Do të luaj

Tom Brady ndryshon mendje. Legjenda e futbollit amerikan do të kthehet në fushat e lojës. Edhe pse vetëm gjashtë javë më parë njoftoi tërheqjen nga sporti, tashmë ai bën një hap mbrapa.

Njoftimi erdhi në mënyrë të papritur, nëpërmjet rrjeteve sociale: “Ditët e fundit kam kuptuar se vendi im është ende në fushë dhe jo në tribunë. Do të vijë edhe ajo ditë, por nuk është koha. I dua shokët e skuadrës dhe familjen, të cilët më mbështesin dhe bëjnë të mundur që të vazhdoj të luaj. Do të kthehem në Tampa për sezonin e 23-të. Kemi ende punë për të bërë”.

https://a2news.com/2022/01/29/del-ne-pension-legjenda-e-futbollit-amerikan/

Nëse tërheqja nga sporti nuk befasoi askënd, përkundrazi, mediat amerikane e kishin njoftuar, rikthimi është i papritur. “Quarterback”-u e kishte lënë gjithmonë të hapur mundësinë që të luante sërish, por dukej normale që prej moshës 44-vjeçare, ylli kalifornian të thoshte “mjaft”.

I cilësuar si më i madhi i historisë së futbollit amerikan, Tom Brady ka fituar 7 Super Bowl. Në gusht, ai do të festojë 45-vjetorin e lindjes, e megjithatë është gati të provojë të fitojë trofeun e tetë, në një karrierë të jashtëzakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos