
Peja ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin final 89:78, në javën e 11-të të Ligës Unike.
Perioda e parë ishte e barabartë ndërsa bardheblutë arritën ta fitonin me një pikë diference, 18:19. Diferenca u pa në të dytën ku vendasit ishin dukshëm më mirë se miqtë.
Pejanët kaluan në avantazh me 14 pikë diferencë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 44:31.
Në 20 minutat e fundit, dardanët arritën të ruanin epërsinë duke mos rrezikuar për asnjë moment fitoren. Gjithçka u mbyll me rezultatin final 89:78.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 30 pikë dhe Daniel Lekndreaj me 14 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 14 pikë e dhe amerikani Clark me 21 pikë.
Pas këtij triumfi Peja mbetet në vendin e parë me 19 pikë ndërsa bardheblutë e Tiranës mbeten të pestë me 16 pikë. (A2 Televizion)