Legjenda e NBA: Ju tregoj si shpenzova 1 milion $ brenda orës pasi mora rrogën e parë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 10:49 | Sporte të tjera

Shaquille O’Neal, legjenda e Los Angeles Lakers dhe fitues 4 herë i unazës së kampionit, u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë të matur në shpenzime dhe të mos bëjnë gabimet që ka bërë ai.

Ish-basketbollisti i skuadrës kaliforniane pranoi se nuk kishte dijeni mbi financat kur nisi karrierën profesioniste: “Pasi mora rrogën e parë, shpenzova brenda orës 1 milion dollarë. Bleva disa makina luksoze, bizhuteri dhe një biletë për Las Vegas”.

O’Neal tregon se si personi që merrej me financat e uli me këmbë në tokë: “Më tha se nëse do të vazhdoja me shpenzime, do të falimentoja. Nuk i merrja fare parasysh taksat dhe gjëra të tilla, duke shpenzuar më shumë sesa mund t’ia lejoja vetes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos