Legjenda Roger Federer promovon tenisin në Shqipëri, program për 1200 fëmijë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 12:43 | Sporte të tjera
Legjenda Roger Federer promovon tenisin në Shqipëri, program për

1200 fëmijë të moshave nga 6 deri në 15 vjeç janë përfitues të një programi të financuar nga Ambasada Zviceriane në Tiranë dhe sektori privat, i cili promovon sportin e tenisit, si një formë e shëndetshme aktiviteti fizik për të luftuar obezitetin.

Në bashkëpunim me Shoqatën Tenis Tirana dhe Bashkinë e Tiranës, projekti po vihet në zbatim në 3 shkolla të kryeqytetit. Në këtë kuadër, në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”, Ambasada e Zvicrës, Bashkia Tiranë dhe Shoqata Tenis Tirana organizuan aktivitetin “Fëmijë të shëndetshëm nëpërmjet sportit”, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Zvicrës, zoti Adrian Maître dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe një videomesazh surprizë nga kampioni botëror i tenisit Roger Federer, dërguar posaçërisht për të apasionuarit e tenisit dhe fëmijët shqiptarë.

Ishte vetë ambasadori Maître ai që e njoftoi mesazhin surprizë të Federerit, i cili me lojën e tij të jashtëzakonshme dominoi sportin e tenisit në shekullin XXI.

Me 20 fitore Grand Slam, Roger Federer mban rekordin për më shumë fitore në historinë e tenisit.

Në fund të aktivitetit të zhvilluar në kryeqytet, ambasadori Maître dhe kryetari Veliaj shpërndanë certifikatat për fëmijët pjesëmarrës në program. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos