
Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, ka uruar besimtarët për kremtimin e pashkëve katolike.
Krishtin që vdiq në kryq për ne, e shohim te viktimat e luftës, u shpreh imzot Arjan Dodaj, duke bërë thirrje që të ndalet lufta si dhe korrupsioni e ryshfeti në shoqërinë shqiptare.
“Në festën e Pashkëve të këtij viti shohim akoma me më shumë vetëdije që ndodhet midis klithmave të gëzimit të Pashkëve të cilat shpallin Krishti është Ringjallur nga të vdekurit, e të gjithëve u ka dhuruar jetën dhe lajmet e dhimbshme që vijnë nga lufta, me miliona refugjatë të dëshpëruar që kanë braktisur vendin e tyre në pak javë. Sot, Krishtin që vdiq në kryq për ne e shohim në vëllezër e motra të pafajshëm, viktima të luftës, ku në logjikën njerëzore janë shprehja e plotë e një drame”, tha kryeipeshkvi. (A2 Televizion)