
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në Bankën e Shqipërisë.
Ambasadorja uroi guvernatorin Sejko për rizgjedhjen e tij dhe shprehu mbështetjen e saj në këtë situatë krize.
Biseda u përqendrua në situatën ekonomike të krijuar nga pasojat e post pandemisë dhe lufta në Ukrainë. Ndërkohë guvernatori Sejko u shpreh se Banka po përpiqet me çdo kusht të ofrojë një stabilitet ekonomik përmes ndërhyrjeve dhe politikës monetare dhe se kriza e çmimeve do të jetë kalimtare.
Sejko gjithashtu shtoi se është e rëndësishme që politika fiskale të lehtësojë barrën që bie mbi shtresat e varfëra, pa e rënduar më tej borxhin publik. (A2 Televizion)