Fondi për fatkeqësitë natyrore, dosjet “flenë” në zyrat e bashkisë, fermerët nuk po mbjellin më

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 13:44 | Aktualitet
Fondi për fatkeqësitë natyrore, dosjet “flenë”

Dosjet e vlerësimit të dëmeve te fermerët nga përmbytjet e dimrit të vitit 2021 në Shkodër flenë në zyrat e bashkisë. 

Materialet janë dorëzuar një vit më parë nga drejtoria rajonale e bujqësisë, por deri më tani asnjë faqe e tyre nuk është hapur për t’u shqyrtuar nga këshilli bashkiak.

https://a2news.com/2022/04/15/braktisja-e-bujqesise-fermeri-la-punen-ne-fshat-per-te-shkuar-emigrant-ne-gjermani/

99% të dëmeve janë në bujqësi. Moskompesimi i tyre ka bërë që fermerët të mos mbjellin më në zonat e përmbytura.

Ministria e Mbrojtjes ka miratuar një fond prej 4 milionë dollarë për bashkitë të cilat duan të marrin masa parandaluese nga fatkeqësitë natyrore. Duket se ky fond nuk është i mjaftueshëm pasi detyrimet e prapambetura janë shumë herë më të larta.

Vëmendja u tërhiqet dhe bashkive, të cilat për shkak të burokracive nuk përshpejtojnë procedurat e kompensimit të dëmeve.

Shkodra, Lezha, Korça, Berati, Fieri dhe Vlora janë disa nga qarqet ku përmbytjet e dimrit kanë shkaktuar dëme kryesisht në sera si dhe toka bujqësore, për të cilat bashkitë respektive luajnë ping-pong me dosjet e vlerësimit të dëmeve duke mbartur për çdo vit fonde të prapambetura. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/13/1800-fermere-gati-per-te-perfituar-karburantin-per-bujqesine-krifca-regjister-per-fermeret-per-te-dale-ne-treg/
https://a2news.com/2022/04/13/prodhimet-bujqesore-te-sezonit-me-te-shtrenjta-kete-vit-shkak-rritja-e-cmimeve-te-lendeve-te-para/

A2 CNN Livestream

Latest Videos