
Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Kalabrisë në Italisë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti ishte me magnitudë 4.8 Rihter, teksa epiqendra ndodhej në det, 46 km larg Kozencës.
Si pasojë e lëkundjeve që zgjatën për disa momente dhjetëra njerëz dolën në rrugë, teksa fatmirësisht nuk raportohen as dëme dhe as të lënduar. (A2 Televizion)