Letër Kuvendit, Alibeaj kërkon debat për ndryshimet në qeveri

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 19:45 | Politikë
Letër Kuvendit, Alibeaj kërkon debat për ndryshimet në

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ku kërkon që në seancën plenare të ditës së enjte të bëhet debat për ndryshimet e fundit në qeveri pasi sipas tij vendimet nuk duhet të jepen përmes Twitter-it.

Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Alibeaj shkruan se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën. Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makiazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri, sipas Alibeajt.

“Ndryshimet e qeverisë të shpallura në Twitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja”, shkruan mes të tjerave në letër deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos