Rama jep lajmin e mirë: Marrëveshje me Italinë për pensionet

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 17:58 | Politikë
Rama jep lajmin e mirë: Marrëveshje me Italinë për pensionet

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook përfundimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë.

"Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi", shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos