Letërsia dhe të rinjtë, kur dëshiron të njohësh më shumë librin dhe magjinë e leximit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 15:13 | Aktualitet
Letërsia dhe të rinjtë, kur dëshiron të njohësh

“A është e drejtë të gjykosh një person nga ajo që lexon?” Kjo është vetëm një nga pyetjet e të rinjve që gjetëm në shkollën “Don Bosko”. Fillimisht, heshtje. E më pas, duartrokitje.

Ndër takimet e këtij tetori, vendosëm që Alda Bardhylin ta ndjekim aty ku nuk ka një autor apo përkthyes, botues apo editor. Sepse donim ashtu sikurse ajo që në qendër të ishte lexuesi.

Dhe të rinjtë që janë ato që vendosin fatin e librit, do e braktisin atë në një cep apo do ta besojnë rrugëtimin me të si një përvojë të bukur?

Dhe pyetjet në këtë takim ishin nga më të bukurat. Kishte nga ato që kërkonin siguri, cilësi dhe aktualitet te një libra, kishte të tjerë që thjesht kërkonin vargje dashurie, vargje nga ato që nuk vdesin kurrë.

Ky ishte vetëm një ndër takimet që Qendra kombëtare e Librit dhe Leximit ka planifikuar për këtë tetor që i dedikohet, aleatit të dijes, librit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos