Letra e pestë, Rama-Bashës: Dialogo! Zgjedhjet më 30 qershor, fushata më 1 qershor

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 11:27 | Politikë
Letra e pestë, Rama-Bashës: Dialogo! Zgjedhjet më 30 qershor,

Letrën e 5-të në radhë për Lulzim Bashën, Rama e nis me përgëzime për protestën e mbrëmshme. “Kalimi nga kapsollat e molotovët, te balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!”

Për Ramën, Kushtetuta dhe zgjedhjet e 30 qershorit janë të paprekshme. Ai thotë se Basha po mbytet dhe i ofron një “varkë” shpëtimi.

https://a2news.com/2019/05/26/protesta-e-6-e-opozites-nga-celja-e-iftarit-te-mesazhi-i-bashes/

“Sidoqoftë shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, unë përsëri, në kërkim të Dialogut me Ju! Nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, E dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe!  E treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara”.

https://a2news.com/2019/05/26/basha-demokracine-nuk-e-japim-asnje-hap-pas/

Me 31 maj, kur opozita vendosi të thërrasë protestën e radhës, socialistët do të çelnin fushatën zgjedhore. Për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme në një perimetër prej pak metrash, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” te Pallati i Kongreseve, Rama ndryshoi axhendën e tij. “Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës - kollaj, nuk ishte një datë si ajo e zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”, e mbyll Rama letrën e tij të pestë drejtuar Bashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos