PD vendos, protesta e radhës më 31 maj

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 22:07 | Politikë
PD vendos, protesta e radhës më 31 maj

Pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, u caktua edhe data e protestës së radhës. Ajo do të mbahet më 31 maj, të paktën kështu u vendos nga mbledhja e këshillit të kryetarëve, krerëve të djathtë të bashkive dhe grupit parlamentar të PD.

Data e protestës përkon me ditën kur nis edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 30 qershorit.

https://a2news.com/2019/05/25/basha-rama-me-kandidate-te-krimit-ne-listat-e-30-qershorit/

Pavarësisht se në fjalën e tij gjatë protestës Basha tha se kishte ardhur koha për një zgjidhje politike, ai e mbylli fjalimin e tij në selinë e PD duke u thënë mbështetësve “mirë u takofshim në zgjedhjet e ardhshme”.

E menjëherë pas mbylljes së fjalimit, ai thirri në mbledhje krerët e bashkive të drejtuara nga PD, ish-deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e PD në rrethe, ku edhe u vendos data 31 maj për atë që do të jetë protesta e shtatë kombëtare e opozitës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/25/mbyllet-protesta-e-opozites-basha-koha-per-zgjidhje-politike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos