Leverkusen merr humbjen e tretë radhazi, Dortmundi ‘bie’ në 6 minuta

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 17:35 | Futboll
Leverkusen merr humbjen e tretë radhazi, Dortmundi ‘bie’

Një tjetër ndeshje e keqe për Leverkusenin në këtë fillim të kampionatit gjerman të futbollit, i cili regjistroi humbjen e tretë radhazi.

Vendasit u mundën kësaj here në shtëpi nga Hoffenheim me rezultatin e pastër 0-3 duke futur në krizë Leverkusen që prej vitesh nuk regjistronin një start të tillë.

Zhgënjen edhe Borussia Dortmund. Vendasit po udhëhiqnin deri në minutën e 89 me rezultatin e pastër 2-0 ndaj të sapongjiturve të Werder dhe pikërisht në këtë moment nisi dhe përmbysja e madhe.

Në 6 minuta miqtë e Werder shënuan plot 3 herë në portën e verdhezinjve për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Stuttgart u mund në shtëpi 0-1 nga Freiburg, Mainz fitoi 1-2 në transfertën e Augsburg, ndërsa Wolfsburg dhe Schalke u ndan në barazim pa gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos