Lëvizjet e fundit të merkatos, Gotze kalon në Holandë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 08:10 | Futboll
Lëvizjet e fundit të merkatos, Gotze kalon në Holandë

6 tetori ishte afati i fundit i blerjeve në kampionatet kryesore evropiane, por jo i merkatos dalëse. Surpriza e madhe ishte transferimi i njeriut që vendosi Botërorin e vitit 2014 në kampionatin holandez. Mario Gotze tashmë është lojtar i PSV Eindhoven.

Pas dëmtimeve të shumta që e shoqëruan gjermanin te Dortmund, Gotze ka firmosur për 2 vite me kampionët e vitit 2018 në Holandë.

Paris Saint Germain zyrtarizoi edhe goditjen e fundit të merkatos. Braziliani Rafinha iu bashkua parisienëve, pas aventurës së gjatë si pjesë e Barcelonës ndërsa do të qëndrojë në Francë deri në vitin 2023.

Kampionati portugez ka qenë, gjithashtu, aktiv në merkato me Sportingun e Lisbonës që arriti të sigurojë shërbimet e Joao Marios dhe Porton që u përforcua me brazilianin Felipe Anderson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos