Për 27 vjet rresht, anglezi Jerry Quy i ka “vjedhur” një buzëqeshje tifozëve të Arsenalit në stadiumin e Highbury dhe më pas në modernen Emirates Stadium.
Por pandemia ndryshoi gjithçka, sepse tashmë stadiumi i Arsenalit është i boshatisur nga tifozët e zjarrtë, pothuajse të gjithë të abonuar, që mbushin tribunat, dhe roli i tij ka dalë jashtë funksionit.
Jerry Quy është njeriu që i jep jetë maskotës së Arsenalit , dinozaurit Gunnersaurus Emri është i marrë nga nofka “Gunners” (Topcinjtë) që karakterizon ekipin londinez Mesut Ozil ka deklaruar në Twitter se ai do t’i sigurojë Jerrit rrogën për sa kohë të jetë lojtar i Arsenalit Gunnersaurus Gunnersaurus Gunnersaurus Gunnersaurus
Kjo sepse Jerry Quy është njeriu që i jep jetë maskotës së ekipit, dinozaurit Gunnersaurus, emër i marrë nga nofka “Gunners” (Topçinjtë) që karakterizon ekipin londinez të krijuar në 1886.
Zgjatja e masave kundër COVID-19 e ka lënë atë pa punë, por vendimi i drejtuesve të Arsenalit ka gjetur kundërshtimin e shumë tifozëve, ku disa prej tyre nuk kujtojnë një ndeshje pa maskotën.
Por fati i Gunnersaurit mund të ndryshojë falë zemërgjerësisë së yllit gjerman Mesut Ozil. Gjermani me origjinë turke ka deklaruar në Twitter se ai do t’i sigurojë Jerrit rrogën e tij për sa kohë të jetë lojtar i Arsenalit.
Një gjest i duartrokitur nga shumë, por që mund të përfaqësojë edhe një “thumbim” indirekt ndaj politikave të ekipit, që e ka lënë pothuajse mënjanë, nga momenti që mesfushori me tipare sulmuese nuk ka luajtur ende në Premier League.
Por nuk është fundja e thënë që Gunnersauri të qëndroi te Arsenali. Disa ekipe kanë ofruar në rrjetet sociale ta marrin, si të ishte pjesë e merkatos së futbollistëve. Më konkretja dhe e drejtpërdrejta ka qenë Sevilla, në Spanjë. Një Sevillasaurus mund t’i përshtatej thjeshtësisht klimës së ngrohtë mesdhetare. (A2 Televizion)