Lëvizjet e shtetasve gjatë pandemisë, INSTAT publikon shifrat

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 08:14 | Aktualitet
Lëvizjet e shtetasve gjatë pandemisë, INSTAT publikon shifrat

Pavarësisht se jemi në një vit pandemik, lëvizja e shtetasve vendas e të huaj në vendin tonë ka qenë prezente edhe pse në numra më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Këto detaje bëhen publike sot në orën 11:00 nga INSTAT, sipas të cilit, gjatë vitit që lamë pas shumatorja ka lëvizur me 58 për qind më pak se në 2019.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë që dolën jashtë territorit u ul me 50 për qind, sipas të njëjtave burime. Në muajin dhjetor të 2020, në vendin tonë hynë 442 966 shtetas të huaj. Sot, mësohen të dhënat për muajin janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos