Zjarr në Gjirokastër, digjet banesa

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 12:28 | Kronikë
Zjarr në Gjirokastër, digjet banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë dykatëshe në lagjen Dunavat të Gjirokastrës.

Zjarri është provokuar nga një shkëndijë në depon  e banesës dhe më pas është përhapur në pjesët e tjera.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur që zjarri të mos përhapet në banesat përreth, ndërkohë që po punohet për fikjen totale të tij.

Banesa është e Ermal Çanit, ndërkohë që veçse dëmeve materiale nuk raportohen lëndime në njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos