Lëvizte me kallashnikov rrugëve të lagjes në Kurbin, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 16:25 | Kronikë
Lëvizte me kallashnikov rrugëve të lagjes në Kurbin,

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person, i cili u kap teksa lëvizte nëpër rrugicat e lagjes ku banonte me armë zjarri të llojit kallashnikov, duke shkaktuar panik te fqinjët e tij.

Mësohet se ishte një banore, e cilat bëri denoncimin në polici, duke bërë që uniformat blu të reagonin në kohë rekord, duke e neutralizuar dhe arrestuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën.

Dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Policia e Kurbinit

A2 CNN Livestream

Latest Videos