
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Borsh, pasi është konstatuar se lëvizte në zonën bregdetare duke mbajtur me vete një pistoletë në tejkalim të autorizimit.
Policia teksa ka ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në çantën e shtetasi me iniciale B. L. ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi B. L. kishte autorizim që armën ta mbante vetëm në banesë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e krimeve të Himarës arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin me banim në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)