Policia “zhvesh” malësinë e Niklës, asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 12:06 | Kronikë
Policia “zhvesh” malësinë e Niklës, asgjësohen

Mbi 600 fidanë kanabisi të kultivuara më tokë janë asgjësuar në zonën malore të Krujës.

Aksioni ku morën pjesë edhe forcat e FNSH-së u shtri në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon që bëjnë pjesë në njësinë administrative Nikël.

Uniformat blu kanë arritur po ashtu të identifikojnë një prej kultivuesve. Në kërkim është shpallur 53-vjeçari me inicialet A.D. që në parcelën pranë banesës së tij kishte kultivuear 250 fidanë kanabisi.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të operacionit “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar në total 6347 fidanë dhe bimë kanabisi, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshtrave, të njësisë administrative Nikël, Krujë.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos