Lewandowski përgatitet për “pushtimin” e botës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 22:10 | Futboll
Lewandowski përgatitet për “pushtimin” e botës

Robert Lewandowski është protagonist edhe në Botërorin e Klubeve, që po zhvillohet në Katar. Sulmuesi i Bayern Munchen, me dy golat e tij, i ka siguruar bavarezëve kalimin në finale, ku do të përballen me meksikanët e Tigres.

Bayern mposhti lehtësisht 2-0 në gjysmëfinale skuadrën egjiptiane të Al Ahly. Polaku zhbllokoi sfidën në minutën e 17, pas një pasimi të Serge Gnabry, ndërsa më pas ishte sërish Lewandowski që vulosi kualifikimin në minutën e 86’, pas një asisti të Sane.

Tashmë, bavarezët do të luajnë në finalen e 11 shkurtit përballë Tigres. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=dfgdlf0OrrQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos