Uzuni i pandalshëm, shënon për të pestën ndeshje me radhë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 08:33 | Futboll
Uzuni i pandalshëm, shënon për të pestën ndeshje me

Nëse ka një futbollist të përfaqësueses shqiptare që gëzon formë të shkëlqyer dhe nuk ndalet së shënuari, ai është Myrto Uzuni.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi gjeti golin për të pestin takim me radhë. Uzuni ishte autori i golit të parë në fitoren 2-0 të Ferencvaros përballë Mol Fehervar, skuadrës së vendit të tretë në kampionatin hungarez.

Futbollisti shqiptar ka shënuar në secilën prej ndeshjeve të fundit ndërsa është titullar i padiskutueshëm në skuadër. 16 pikë, është diferenca që ka Ferencvarosi i Uzunit nga vendi i dytë në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos