Leximet e vjeshtës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 21:39 | Kulturë
Leximet e vjeshtës

Libri mbetet një mik i mirë në çdo kohë, por vjeshta është koha kur nisim të mendojmë për ato që duam të kemi në bibliotekën tonë. Në Shqipëri, prej vitesh, tetori është muaji i librit dhe kjo traditë vazhdon, vetëm se ekspozimi dhe prezantimi më i mirë i tyre vjen në panairin e nëntorit.

Ndaj, koha për të bërë listën ka nisur, ashtu sikurse edhe shtëpitë botuese janë në vrullin e publikimeve të reja. Disa vepra të paralajmëruara më herët e kanë parë dritën e botimit që këtë fillimvjeshte, ndaj edhe A2 ju prezanton titujt më të rinj.

Do të mendoni se është një libër që do të na bëjë të vajtojmë për humbjen më të madhe që ka njerëzimi, humbjen e një fëmije, por nuk është i tillë. “Biri”, nga Flutura Açka, është një manifest për jetën, për t’i dhënën kuptim çdo çasti me njerëzit e zemrës.

Këtij fati të errët për të cilin shumë vende të botës nuk kanë gjetur ende një fjalë të përshtatshme, Flutura Açka ia ka gjetur, në shqip. Në këtë intervistë për A2, ajo tregon se letërsia po e ndihmon, që përmes saj, të ruajë kujtimet më të bukura për birin e saj.

Pasi shkroi “Zgjimin e tokës”, pas përkthimit të kësaj vepre në disa gjuhë të botës, norvegjezi Knut Hamsun do të lakmohej nga të gjithë. Kafka, Hese dhe shumë shkrimtarë të mëvonshëm do të ndiqnin hapat e tij. Fill pas suksesit të veprës në disa gjuhë, e teksa rrethet letrare nisën të flisnin për të vjen çmimi Nobel. Ishte në vitin 1920, por vepra e tij mbetet ende aktuale edhe pas 100 vitesh. Historia është sa e thjeshtë, po aq edhe e ndërlikuar. Mes lidhjes së heroit të librit dhe natyrës, qëndrojnë mashtrimet dhe jeta frenetike.

Amantia Kapo është përkthyesja që e sjell në shqip nobelistin për të cilin ka pasur jo pak polemika pas përfshirjes së tij në ideologjinë naziste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos